Transmetuar më 21-09-2018, 18:26
Foto ilustruese

Shega është një prej frutave më të këshillueshme nga mjekët.

Ajo ka vlera të shumta ushqimore dhe njihet si një antioksiduese dhe anti-tumorale.

Shega ka efekte pozitive kundër plakjes falë përmbajtjes elementëve që ngadalësojnë plakjen.

Po ashtu, shega është e pasur me vitaminë C, vitaminë B, fibra, proteina, fosfor, magnez dhe hekur.

Ajo vepron kundër kancerit falë aciditetit që lufton qelizat kancerogjene. Shega vlerësohet si një prej frutave që jep efekte mjaft të mira kundër kancerit të gjirit.

Shega gjen përdorim të gjerë në produktet e kozmetikës pasi ajo ngadalëson plakjen dhe shfaqjen e rrudhave.

Ndaj, ajo që këshillohet për ju është të konsumoni sa më shumë shegë./a.m./noa.al/