Transmetuar më 21-09-2018, 16:23
Foto nga aksioni në Jalë

Shkarkohen nga detyra katër inspektorë të IKMT, dega Vlorë.

Vendimi është firmosur nga kryeinspektorja Dallëndyshe Bici.

Inspektorët e larguar nga detyra janë Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vilson Lalaj.

Largimi i tyre nga detyra është bërë pasi në një regjistrim të bërë publik, ata shfaqen duke bërë biseda të dyshimta me banorët e Jalës të cilëve iu prishën ndërtesat pa leje.

“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot sakrifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, ka deklaruar kryeinspektorja Bici gjatë një mbledhjeje ku u mor vendimi për largimin nga puna të katër personave./a.m./noa.al/