Transmetuar më 21-09-2018, 14:20

Një vajzë 7 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak se u përdhunua nga një tub metali.

E mitura u përdhunua nga një djalë 21 vjeç, nëpërmjet një tubi hidraulik, duke i shkaktuar dëmtime të brendshme serioze dhe hemorragji të rëndë.

Tashmë ajo ndodhet në spitalin e New Delhi në gjendje kritike, ndërkohë që i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjikale në zonën gjenitale.

I dyshuari u identifikua nga policia dhe u arrestua në distriktin indian të Shahdara, dy ditë pas përdhunimit të ndodhur këtë të hënë.

Mediat vendase thonë se e mitura u josh teksa po luante në park, ndërsa 21-vjeçare e mori me vete në një zonë të izoluar dhe abuzoi seksualisht me të.

Duket se vajza vinte nga një familje shumë e varfër, shkruan noa.al, ku përveç dëmtimeve të brendshme, mjekët konstatuan edhe një gjendje të rëndë kequshqyerje. /a.y/noa.al