Transmetuar më 21-09-2018, 12:53

Vrau gruan dhe vajzën me gaz, duke planifikuar gjithçka në mënyrë perfekte.

Khaw Kim-sun, një mjek anestezist në Hong Kong, i moshës 53-vjeçare, shfrytëzoi gjithë njohuritë në fushën shkencore, për të eliminuar familjen e tij.

Ai mbushi një top që përdoret për joga me monoksid karboni, e futi në makinën me të cilën udhëtonte gruaja me vajzën dhe e la të shfryhej gradualisht, duke i helmuar.

Gruaja 47 vjeçe dhe vajza 16-vjeçare, u gjetën të vdekura brenda mjetit ku udhëtonin, ku gruaja duket se është ndjerë keq dhe kishte hapur krahun, për të mos shkaktuar aksident.

Nga hetimet e kryera, si shkak i vdekjes rezultoi monoksidi i karbonit.

Kur autoritetet krijuan dyshime te mjeku. ai mohoi, duke thënë se e kishte bërë planin për të eliminuar minjtë në shtëpi dhe se topi kishte përfunduar aksidentalisht në makinën e gruas, shkruan noa.al.

Së fundmi, ai ka pranuar gjithçka lidhur me krimin e krier në maj të vitit 2015, duke thënë se kishte zbuluar se gruaja pedagoge në Hong Kong’s Chinese University, e kishte tradhtuar me një studentin e saj dhe për këtë arsye donte të hakmerrej.

Kim-sun u shpall fajtor këtë të mërkurë, duke u dënuar me burgim të përjetshëm. /a.y/noa.al