Transmetuar më 21-09-2018, 11:13

Elegancë, saktësi dhe asnjëherë ndonjë veprim i papërshtatshëm apo një fjalë e pavend.

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, është padiskutim pjesëtari më autoritar në familjen mbretërore angleze. Aq shumë, sa që ndaj saj druhen edhe vetë të afërmit.

Madje edhe princi Harry ndjen një lloj nervozizmi, kur ndodh që takon gjyshen në pallatin mbretëror, Buckingham Palace.

Është kjo ajo që thuhet në një dokumentar që pritet të transmetohet më 25 shtator në ITV. Në të princi Harry flet me një grup personash që ndodhen për vizitë nga Karaibet, në pallatin mbretëror, shkruan noa.al.

“Jeni përballur me mbretëreshën?”, pyet Harry mysafirët, ndërsa më tej shton “Nëse ju ndodh që të përballeni me të në korridore, mos u përfshini nga paniku! E di që do ju ndodhë! U ndodh shumë njerëzve, na ndodh dhe ne!”

Një pohim i lirshëm, i cili konfirmon edhe një herë autoritetin e mbretëreshës, edhe ndaj familjes së saj. /a.y/noa.al