Transmetuar më 21-09-2018, 07:51

Dy këngëtaret me origjinë nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin me njëra tjetrën.

Britanikja “The Sun” iu ka kushtuar një shkrim, ku zbulon se ku e ka origjinën prishja e marrëdhënies mes dy këngëtareve.

Në artikull thuhet se shkak është bërë motra e Ritës, dhe Dua nuk e harron dot atë që ka kaluar.

Duke cituar burime, në artikull thuhet se në fillimet e karrierës së Dua, motra e Ritës, Elena Ora, e cila punon në një kompani muzikore nuk e ka ndihmuar.

Madje nënvizohet se ajo e ka anashkaluar, duke u druajtur se mos Dua rrëmbente suksesin e së motrës.

“Motra e Ritës e injoroi Duan dhe ajo nuk ka dëshironte të rivalizonte Rita dhe dy këngëtaret që nga ai moment nuk janë afruar dhe as flasin me njëra tjetrën”, thuhet në shkrim.