Transmetuar më 20-09-2018, 23:44

Është ndarë nga jetë në modshën 65 vjeçare ish-deputeti shqiptar, Durim Hushi.

Hushi ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Gjermani, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Hushi ka qenë deputet i Partisë Socialiste i qarkut të Elbasanit.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Hushit e ka dhënë ish-deputeti i PS-së për Elbasanin, Ndriçim Hysa në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

"Mbas një sëmundjeje të gjatë, ndahet nga jeta shoku dhe miku ynë, ish-deputeti i Qarkut të Elbasanit, Drim Hushi. I paharruar miku im", shkruan Ndriçim Hysa./a.k/noa.al/