Transmetuar më 20-09-2018, 22:14

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka hedhur një akuzë të fortë kundër qeverisë Rama.

E ftuar në emisionin "Open" në Top Channel, Kryemadhi u shpreh se në krye të një institucioni të rëndësishëm është vendosur nga Rama dashnorja e një krimineli të rrezikshëm. Fjala ishte për institucionin e prokurorimeve që ndodhet në selinë e kryeministrisë.

Debatet

Kryemadhi: Në krye të prokurimeve publike në kryeministri dashnorja e një krimineli.

Kryemadhi: Kujt i është kapur Tojota Jarisi?

Peza: Do flasim me shifra, këto janë shifrat e Policisë së Shtetit…

Kryemadhi: Lëri shifrat, është e Taulant Ballës.. Të nxorën jashtë loje.

Peza: Ku e ke provën që është e Taulant Ballës?

Kryemadhi: Kemi përgjime, e ka në Prokurori.

Peza: Po s’flitet kështu.

Kryemadhi: Ore 5 mln euro që u kapën të kujt janë?

Peza: Të hetojë Prokuroria.

Kryemadhi: Kush është personi që ka folur në celular me shoferin e kamionit?

Peza: E ke provën?

Kryemadhi: Po, por do shoh ku do shkojë Arta Marku…

Kryemadhi: Të gjuajtën gazetaren me armë dhe u mblodhën gazetarët se iu mbyll goja.

Peza: Nuk flitet kështu

Kryemadhi: Opozita s’është ajo që duhet se përndryshe e kishim tërhequr zvarrë Edi Ramën…