Transmetuar më 20-09-2018, 21:48
Foto ilustruese

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka lëshuar një akuzë të rëndë në drejtim të policisë.

Ajo ka deklaruar se në Llakatund të Vlorës është gjetur një trup i pajetë por ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Në studion e emisionit “Open”, ajo deklaroi se viktima, ende e paidentifikuar është gjetur pa kokë.

“Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe nuk ka asnjë njoftim. Ngjarja u fsheh”, deklaroi Kryemadhi.

Lidhur me këtë çështje nuk ka ende një reagim nga policia.

Gjatë ditës së sotme deputetët e opozitës bojkotuan seancën plenare dhe u mblodhën në Vlorë si mesazh kundër krimit.

Kjo strategji është ndjekur nga opozita prej nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Më herët opozita është mbledhur në ditët e seancave plenare në disa qytete./a.m./noa.al/