Transmetuar më 20-09-2018, 19:04

Të paktën një punëtor kanalizimesh vritet çdo pesë ditë në Indi, duke gërmuar për pastrimin e kanaleve të zeza dhe gropave septike.

Njerëzit zhyten në gropa të tilla pa asnjë masë për t’u mbrojtur nga lëndët toksike.

Rreth 123 njerëz besohet të kenë vdekur që nga janari i vitit 2017 gjatë kryerjes së punës së rrezikshme.

Aktivistët e kanë quajtur atë një nga "format më të shëmtuara të diskriminimit të kastës në Indi", raporton Indian Express.

Megjithatë, Komisioni Kombëtar për Safai Karamacharis (NCSK), një organ jo-statutor i Ministrisë së Drejtësisë Sociale, thotë se kjo shifër ka të ngjarë të jetë vetëm maja e ajsbergut, pasi të dhënat janë mbledhur pjesërisht vetëm nga mediat dhe vetëm 13 nga 28 qeveritë lokale.

Deri në pesë vetë u vranë javën e kaluar në një incident të vetëm në kryeqytetin e Delhi. Një fotografi e një djali që qante pranë trupit të babait të tij pasi u vra duke pastruar një kanalizim ka sjellë një valë zemërimi në internet dhe duke mbledhur rreth 70,000 dollarë për familjen.

Rritja e vdekjeve ka shkaktuar zemërim duke bërë thirrje për protesta. Qeveria ka vendosur që pastrimi manual të jetë i paligjshëm, por mungesa e zbatimit të rendit nga agjencitë zbatuese nënkupton se praktika është ende e përhapur, sipas "Hindustan Times".