Transmetuar më 20-09-2018, 16:56

Situata kriminale që po kalon vendi nuk ka kaluar pa vemendje as të faktorit ndërkombëtar.

Ish eurodeputetja, sot presidente e forumit të grave të partive popullore europiane Doris Pack, zgjodhi Shkodrën, si një nga qytetet e goditura së fundmi prej ngjarjeve të rënda, të jepte një mesazh të fortë për qeverinë.

Duke përdorur gjuhën politike të përafruar me opozitën, Pack tha se kjo që po ndodh është e patolerueshme për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian

Madje  ajo shkoi deri aty sa të theksojë se përtej dëshirës së madhe që ka ta  shohë Shqipërinë të rreshtuar krah vendeve anëtare, me një situatë të  tillë, kjo gjë është e pamundur. Për këtë kërkoi rezultate

E  shoqëruar nga deputetja demokrate Albana Vokshi, Pack u takua për afro  60 minuta pa praninë e mediave me kryebashkiaken e Shkodres Voltana  Ademi.

Në fokus të bisedës  ka qënë shqetësimi i ngritur prej saj për situatën kriminale dhe  mungesën e dorës së shtetit dhe bashkëpunimin e cunguar që qeveria ka me  këtë qytet.