Transmetuar më 20-09-2018, 15:11

Këto janë pamjet e rënda të një aksidenti nga i cili dy persona humbën jetën.

Autobusi drejtohej nga një 80-vjeçar, që me shpejtësi të lartë u përplas me një ndërtesë në Sainsbury.

Për pasojë, mbetën të vdekur një pasagjer 7-vjeçar dhe një kalimtar 76-vjeçar. Shoferi kishte punuar tre javë pa ndërprerje.

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2015 në Birmingham, kur shoferi besonte se po shtype frenat, po shtypi gazin, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi.

Ai është gjykuar si i paaftë për të drejtuar një mjet udhëtimi pasi u diagnostikua me Alzheimer menjëherë pas aksidentit. /k.k/noa.al/