Transmetuar më 20-09-2018, 14:49

Mazhoranca kaloi sot e vetme dekretin e Presidentit Meta për ligjin e teatrit.

75 votat e shumicës i hapin rrugë shembjes së institucionit kulturor, dhe ndërtimin e një të riu.

Por, edhe në radhët e mazhorancës ka kundërshti për këtë lëvizje.

Ministri Pandeli Majko nuk ishte i pranishëm në momentin e votimit.

Shpesh ai ka shprehur qëndrimin kundër vendimit të kolegëve të tij në shumicë.

Madje pak kohë më parë, mediat fuksuan edhe disa pamje teksa ai debatonte me kryeministrin Rama. /k.k/noa.al/