Transmetuar më 20-09-2018, 11:00

Mazhoranca pritet të votojë ditën e sotme, ligjin për Teatrin Kombëtar, pasi shumica pranoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, duke bërë disa ndryshime në të.

Por ndërsa opozita është mbledhur në Vlorë, një grup qytetarësh dhe artistësh janë mbledhur para Kuvendit, duke kundërshtuar votimin e ligjit.

Në ndryshimet e bëra në ligjin për Teatrin, më i rëndësishmi është ai për hapjen e një gare për këtë projekt.

Gjithashtu edhe ngritja e një komisioni për negocimin e kontratës për teatrin e ri.

Sakaq pas një takimi që pati ditën e djeshme me artistët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se çdokush që ngre kartonin për të kaluar një ligj të tillë antikueshtetues dhe për të shembur në mes të terrorit shtetëror godinën e Teatrit Kombëtar do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror. /a.y/noa.al

Opozita mblidhet në Vlorë, Basha: Bilanc lufte, rekord të vrarësh dhe të zhdukur pa gjurmë