Transmetuar më 20-09-2018, 10:08

Një lajm i gëzueshëm për këngëtaren dhe aktoren e njohur Jessica Simpson.

Ajo është në pritje të ëmbël për herë të tretë.

Lajmin e gëzuar Jessica e dha nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shihet duke mbajtur barkun me dorë.

Në një nga fotografitë, dy fëmijët, Ace Knute, 5 vjeç dhe Maxwell Drew, 6 vjeç, lëshojnë tullumbace rozë.

Simpson është e martuar prej katër vitesh me Eric Johnson.

Bazuar në ngjyrën e tullumbaceve, duket se Simpson do të bëhet me vajzë. /a.y/noa.al