Transmetuar më 20-09-2018, 09:53

Një shqiptar i moshës 30-vjeçare, ka kërcënuar me hedhjen e fëmijës së tij nga ballkoni, për shkak se i kërkuan depërtimin.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Krefeldm të Gjermanisë, këtë të mërkurë, pasi në familjen me pesë anëtarë të të riut shqiptar, shkuan autoritetet për ti depërtuar.

Por në gjendje të rënduar psikologjike ai kërcënoi me thikë oficerët e policisë.

Më pas ai u ngjit në ballkonin e qendrës së strehimit në katin e tretë, ku mori një nga fëmijët 2 vjeç, duke kërcënuar se do e hidhte nga ballkonit.

Siç raportojnë mediat gjermane, ishte ndërhyrja e policisë ajo që çoi në neutralizimin e shqiptarit, dhe arrestimin e tij.

Por zyra e emigracionit ka marrë vendim për dëbimin e familjes shqiptare. /a.y/noa.al