Transmetuar më 20-09-2018, 09:21

Të kesh një thesar pa e ditur? Ndoshta për shumë persona mund të jetë realitet. Në momentin që në Itali hyri euro, lireta mbeti një kujtim.

Por disa monedha lirete mund të kenë një vlerë të majmë dhe mund t’iu mbushin xhepat, nëse keni ruajtur ndonjë prej tyre.

Gabriele Tonello, ekspert numizmatik, thotë se monedha 5 lireta e vitit 1956, mund të vlejë nga 50 deri në 100 euro dhe e njëjta gjë vlen edhe për monedhën 2 lireta, të vitit 1958.

“Ndërkohë 50 liretat e vitit 1958 mund të vlejnë deri në 1000 euro. Është një monedhë e zakonshme, por nëse është e ruajtur mirë, ka një vlerë të madhe. Veçse nuk duhet të jetë e dëmtuar dhe të ketë shenja”, shpjegon eksperti.

Edhe 100 liretat e vitit 1954, kapin një vlerë nga 50 deri në 100 euro.

Ndërsa nëse dikush ka monedha të viteve 1946-1947, mund të kapin një vlerë nga 3 mijë deri në 6 mijë euro. /a.y/noa.al