Transmetuar më 19-09-2018, 23:14

Ardit Gjebrea është një nga emrat më në zë të ekranit dhe artit shqiptar.

Kantautor, shoumen dhe producent, e kanë bërë atë një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar.

Ai së fundmi ka publikuar një foto nga fëmijëria ku shfaqet mes shokëve të klasës.

Kjo foto e ka kthyer pas në kohë dhe ka risjellë nostalgjinë.

Krahas saj Arditi tregon edhe si mund ta gjeni, si për të lehtësuar punën për të gjithë ata që janë përpjekur ta dallojnë imazhin e tij.

“Sapo më erdhi kjo foto nga një shok klase fëmijërie. Ja ku jam djathtas lart, i pari”, -shkruan ai./a.k/noa.al/