Transmetuar më 19-09-2018, 22:23
Foto ilsutruese

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Gjirokastër pasditen e kësaj të mërkure.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur shoferi i një mjeti të tonazhit të rëndë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.K., 47-vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë.

Raportohet se sfondi i mjetit është hapur krejt papritur dhe kanë rënë gurët që transportonte duke zënë poshtë shoferin.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila vijon veprimet e mëtejshme procedurale.

Hetuesit vijojnë ekspertizën në mjetin e transportit./a.m./noa.al/