Transmetuar më 19-09-2018, 21:27

Një projekt nga Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë ka krijuar një rrjet prej 1,800 kompanive që dëshirojnë të futin punonjës migrantë në fuqinë punëtore të tyre.

Duke qenë kryesisht të rinj, refugjatët kanë potencial për t’u trajnuar dhe kompanitë duan të kontribuojnë në shoqëri.

Në vitin 2015, pronari i birrës Gottfried Haerle kishte një mungesë emergjente të të punësuarve, veçanërisht në punët me kualifikime të ulëta.

Ai zotëron fabrikën e birrës Haerle në Leutkirch, që gjendet në rajonin malor Algau.

Ai thotë se ka punësuar punëtorë emigrantë për më shumë se tre vjet e gjysmë vjet dhe kjo i ka sjell sukses.