Transmetuar më 19-09-2018, 20:57
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku një 19-vjeçar është plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur brenda autobusit të linjës Lezhë-Torovicë, në udhëtim e sipër.

I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet E.M., 19-vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin për krimin, 18-vjeçarin me inicialet E.P.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati të çastit mes dy të rinjve.

Ngjarja e një dite më parë shkaktoi panik te udhëtarët, disa prej të cilëve u përpoqën të shuajnë konfliktin./a.m./noa.al/