Transmetuar më 19-09-2018, 20:28

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një i ri ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Deçan.

I riu 22-vjeçar Eldon Kuqi ka humbur jetën pasi një pemë lisi e ka zënë përfundi.

Mësohet se 22-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Lajmi është konfirmuar për mediat vendase edhe nga burime policore.

Për vdekjen e Eldon Kuqit ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së të riut 22 vjeqarë Eldon (Qazim) Kuqi nga Deçani. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kuqi, miqtë, shokët dhe farefisin. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen! Shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka shkruar Ramosaj./a.k/noa.al/