Transmetuar më 19-09-2018, 20:07
Paratë dhe malli i sekuestruar

Zbulohet një grup që kryente tregtimin e mallrave që futeshin në vend kontrabandë. gjatë një operacioni të koduar “përndjekja”, policia ka sekuestruar mijëra paketa cigaresh dhe një shumë të madhe parash.

Dy persona kanë rënë në pranga ndërkohë një vajzë është proceduar në gjendje të lirë.

Pas një pune disa mujore hetimore, u bë arrestimi i shtetasve Fatmir Bishanaku, 49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan, Shkodër.

Po ashtu, policia procedoi në gjendje të lirë 32-vjeçaren me inicialet E. P.,  lindur dhe banuese në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 4.249 000 lekë të vjetra

– 400 euro

– automjet i markës “Mercedez Benz”

– 4100 paketa

– 2 aparate celular

Ndërkohë, materialet ndaj tre personave  ju kaluan Prokurorisë për veprat penale të “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”./a.m./noa.al/