Transmetuar më 19-09-2018, 19:09
Foto nga spitali

Një hetim është çelur ndaj stafit të një spitali në Itali që në qoftë se do vërtetoheshin dyshimet për disa vdekje do të përbënte një çështje vërtetë tronditëse.

Të paktën 33 raste vdekjesh në spitalin e Massa-s janë vlerësuar si të dyshimta.

Për këtë arsye, prokuroria ka nisur zyrtarisht një hetim. Dyshimet lindën edhe nga kryetari i këshillit komunal që referuar statistikave, vihej re një rritje e ndjeshme numrit të vdekjeve në spital.

Hetimet nisën zyrtarisht pas vdekjes së Fernanda Ballerini në 31 Dhjetor të vitit 2017.

Rastit të saj iu bashkëngjitën edhe 32 raste të tjerë, familjarët e të cilëve kishin dyshime për humbjen e njerëzve të afërt.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur, nëse bëhet fjalë për neglizhencë nga stafi, dikush ka dhënë mjekime të gabuara, apo më keq akoma, pacientët janë lënë të humbasin jetën.

Një prej pistave të dyshimit është përhapja e ndonjë infeksioni në spital që u ka marrë jetën pacientëve.

Do të jetë hetimi ai që do hedhë më shumë dritë mbi historinë./a.m./noa.al/