Transmetuar më 19-09-2018, 18:42

Një grup prej gjashtë personash, dy prej të cilëve shjqiptarë, janë vënë në prangat e policisë italiane, të akuzuar për trafik droge.

Falë një operacioni policor në Ankona, në pranga janë vënë Giulia Spinelli, 51 vjeçe, e bija Patrizias, 31 vjeçe, bashkëshorti i kësaj të fundit Ylli Sallaku, 35 vjeç, bashkatdhetari i tij shqiptar Ervis Gjyshi, 33 vjeç, Giulia Spinelli 39 vjeçe (kushërirë e 51-vjeçares Giulia Spinelli-t) dhe motra e kësaj të fundit Romina Buonora, 28 vjeçe.

Të gjithë akuzohen se kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal, dhe merreshin me shitjen e kokainës.

Hetimet që nisën në tetor të vitit 2017, zbuluan një grup që e kishte aktivitetin në të gjithë Ankonën.

Ata që nuk ishin në gjendje të paguanin me para cash, detyroheshin nga banda të paguanin me objekte ari, apo duke u dhënë makinat e tyre grupit.

Si bazë, grupi përdorte një restorant në komunën Roça Priora, tashme i sekuestruar. Biznesi ishte në pronësi të vjehrrës së shqiptarit, e cila cilësohet nga hetuesit si koka e grupit kriminal. /k.k/noa.al/