Transmetuar më 19-09-2018, 18:14

Pak më shumë se 9 muaj më parë, ëndrra e madhe e motrave binjake, Jalynne April Crawford dhe Janelle Ann Leopoldo, u bë realitet.

Ato kuptuan se ishin të dyja shtatzënë dhe gjinia e fëmijëve ishte djalë.

Jalynne jeton në Arizona me burrin e saj Brandon Michael Crawford. Ndërsa Janelle jeton në Kaliforni me bashkëshortin e saj Jason Sergio Leopoldo.

Çiftet u takuan për herë të parë në UCLA në vitin 2005 kur ata ishin të gjithë studentë atletike.

Dhe motrat dëshironin që edhe foshnjet e tyre të lindnin në të njëjtën ditë.

Ndaj ato pyetën mjekun nëse kjo gjë ishin e mundur.

Dhe kjo dëshirë e tyre mund të bëhej realitet pasi fëmijët kishin vetëm 1 javë diferencë nga njëri-tjetri.

Janelle dhe familja e saj mblodhën gjërat dhe u zhvendosën në Arizona gjashtë javë para datës së tyre të lindjes.

Në muajin e 39-të të shtatzanisë motrat binjake lindën djemtë në të njëjtin spital dhe në të njëjtën kohë.

Jalynne mirëpriti në jetë djalin Bryson Ryder dhe Janelle lindi djalin Jace Alan.

Dhe djemtë 3 muajsh duke se janë shokë të ngushtë tani. Jalynne ka tashmë katër fëmijë ndërsa Janelle dy.