Transmetuar më 19-09-2018, 17:27

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga lëkundjet e tërmetit këtë pasdite.

Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë në orën 17:10, ndërsa banorët thanë se ishin të forta.

Ata që e kanë ndjerë më shumë janë banorët e pallateve të larta, të cilët të kapur nga paniku kanë dalë në rrugë.

Sipas EMSC, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.6 dhe një thellësi prej 2 km.

Deri tani nuk raportohet për dëme.

Muajt e fundit Shqipëria është prekur shpesh nga tërmetet. /k.k/noa.al/