Transmetuar më 19-09-2018, 16:30

Fotografia e një djali që qan pranë trupit të babait të tij të vdekur, bëri që përdoruesit e mediave sociale indiane të kontribuonin, duke mbledhur më shumë se tre milionë rupi (43 mijë e 829 dollarë) për familjen e tij, brenda një dite.

Fotografia u shpërnda në Twitter më shumë se 7,000 herë.

Anil, 27 vjeç, ishte punëtor kanalizimesh në kryeqytetin Delhi, i cili vdiq kur litari me të cilin do të futej në kanalizim, u këput, duke bërë që të binte brenda.

Në Indi, kjo është puna më e tmerrshme dhe pa asnjë mjet sigurie, në një vend ku sistemi i kanalizimeve është shumë i vjetër.

Sipas disa vlerësimeve, rreth 100 punëtorë kanalizimesh vdesin çdo vit në Indi.

Shiv Sunny, gazetar në The Hindustan Times, i cili ka postuar foton të hënën, i tha BBC se ai ishte “tronditur” nga sytë e djalit të pikëlluar të të ndjerit. Ai është 11 vjeç.

“Unë jam gazetar i krimeve dhe kam parë shumë tragjedi, por kjo ishte diçka që kurrë nuk e kisha parë”, ka thënë ai. /k.k/noa.al/