Transmetuar më 19-09-2018, 16:05

Në seancën parlamentare të ditës së nesërme, pritet të votohet dekreti i Presidentit Meta për Teaterin e ri Kombëtar.

Por edhe këtë herë, ashtu si në tre seancat e para të sesionit të ri, opozita nuk do të jetë në sallë.

Mësohet se PD dhe aleatët në opozitë do të mblidhen në qytetin e Vlorës.

Kjo është mbledhja e katërt e këtij formati pas Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit.

Ndërkohë, dekreti i kreut të shtetit u miratua nga deputetët e shumicës në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Opozita e cilësoi votimin antikushtetues, pasi sipas saj pranimi i dekretit e bën nul ligjin, ndërsa socialistët u mbrojtën duke sjellë në vëmendjen precedent të mëparshëm parlamentarë. /k.k/noa.al/