Transmetuar më 19-09-2018, 15:44

Mazhoranca është angazhuar për të shqyrtuar propozimin e opozitës për vetingun në radhët e politikanëve.

Në këtë drejtim, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka vendosur të mbledhë në datën 26 shtator, në orën 12:00, Këshillin e Legjislacionit, për të diskutuar mbi nismën e PD në lidhje me vetingun e politikanëve.

Vendimi vjen një ditë pas “paralajmërimit” të Lulzim Bashës, i cili i kërkoi z. Ruçi që të mblidhte Këshillin e Legjislacionit, jo më larg sesa dita e premte.

Opozita kërkon veting për të pastruar politikën nga krimi, duke akuzuar këtë mazhorancë si të lidhur me grupet kriminale.

Ndërkohë, mazhoranca ka dhënë dakordësi, por pa cenuar institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, të cilat do të ngrihen pikërisht për të hetuar politikanët.

Po ashtu, së fundmi, mazhoranca ka kërkuar që ky propozim të dërgohet në Komisionin e Venecias. /k.k/noa.al/