Transmetuar më 19-09-2018, 14:57

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kallm i Vogël, Fier, ku viktimë ka mbetur një 31-vjeçar.

Ermal Kumanaku, ishte duke ecur me zetor dhe doli nga rruga.

Për pasojë, mjeti bujqësor është rrokullisur duke zënë poshtë 31-vjeçarin.

Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pa pasur mundësi të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/