Transmetuar më 19-09-2018, 14:50

Një kompani private e mbështetur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u bën thirrje shqiptarëve të dalin të zhveshur në rrugët e kryeqytetit.

Në rrjetet sociale një njoftim ka ngjallur reagime të shumta.

Një pjesë e qytetareve thonë se është e pahijshme dhe e pakuptimtë që meshkujt të dalin me mbathje dhe femrat me mbathje sutjena në rrugët e një qyteti që nuk është bregdetar.

Ftesa është për një aktivitet paraditen e së shtunës, ku ndonëse në vjeshtë, bëhet thirrje për zhveshje në rrugët e Tiranës.

“Det nuk kemi, por kemi liqen. 40 gradë këtë të shtunë na gjejnë me rroba banjo mbi biçikleta. Plazhin te Libraria. Mos harro komardaren, peshqirin, maskat dhe lopatat!

Nisja te Pallati i Kongreseve, përballë Presidencës! (Ora 10:00)

Vera vazhdon…”, thuhet në njoftim.