Transmetuar më 19-09-2018, 14:35
Foto ilustruese

Eshtra njeriu janë gjetur mesditën e sotme, në një tunel në Qafë Shtamë, në Mat.

Gjatë gërmimeve që po bëheshin në tunel për të pastruar mbetjet e armatimeve nga Forcat e Armatosura, janë konstatuar eshtra njeriu.

Paraprakisht mendohet se eshtrat mund ti përkasin 23 viktimave që humbën jetën në vitin 1997 duke nxjerrë armë, ku në tunel shpërthyen municionet.

Ekspertë të Prokurorisë së Dibrës janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku po kryejnë veprimet e rastit.

Sakaq ekspertiza mjeko-ligjore, pritet të zbulojë më shumë detaje mbi përkatësinë e eshtrave. /a.y/noa.al