Transmetuar më 19-09-2018, 14:00

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës në interes të konsolidimit të ligjit, si dhe të integrimit europian.

Presidenti Meta e garantoi Millard, se Shqipëria është e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Meta u ndal rëndësinë e finalizimit të dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes që garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon.

Dy bashkëbiseduesit veçuan rëndësinë e suksesit të referendumit në Maqedoni për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit. /a.y/noa.al