Transmetuar më 19-09-2018, 13:46

Ministri i Jashtëm gjerman, Heike Maas, thotë se mënyra e qeverisjes në Shqipëri rezulton e suksesshme dhe për këtë fakt janë reformat e nisura, duke vlerësuar si më të rëndësishmen atë në drejtësi.

Në konferencën për mediat nga Kryemininistria, bashkë me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, ministri gjerman tha se është mjaft e rëndësishme që qeveria të vijojë në rrugën e nisur.

“Ne e kemi mbështetur Shqipërinë në rrugën e vetë, por edhe ju jeni partnerë të rëndësishëm. Keni vendi që mund të konsideroheni si spirancë e stabilitetit të qëndrueshmërisë në rajon. Sa i takon integrimit sigurisht që ka kundërshti apo rezistencë në këto procese të cilat do duhej të kapërceheshin, në mënyrë që të garantohej ecuria europiane”, i shpreh Maas.

Ai tha se Shqipëria duhet të mbështetet te Gjermania dhe se perspektiva europiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë,

“Nëse do vijonit në rrugën e nisur, rruga drejt Bashkimit Europian do të vijojë dhe më tej dhe për këtë keni mbështetjen tonë”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman.

Nga ana e tij Kryeministri Rama shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Gjermania për reformat në vend, atë në drejtësi por edhe për gjithë reformat e tjera që lidhen drejtpërdrejtë me progresin në funksion të integrimit në BE.

“Më vjen mirë të theksoj se ne kemi qenë dhe mbetemi të vendosur në prurjen e një linje koherente në politikën tonë të jashtme, çka nënvizohet qartësisht edhe nga vetë Komisioni Europian në raportet e progresit dhe çka është afirmuar në vijimësi sa i takon qëndrimeve të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ne kërkojmë mbështetjen për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE-në. Kjo do të ndikonte edhe në vetë dinamikat e rajonit tonë dhe do të ishte një incentivë për Shqipërinë dhe rajonin”, deklaroi Rama. /a.y/noa.al