Transmetuar më 19-09-2018, 13:24

Xheloz për shokun biseksual të ish-gruas, vrau vajzën e tyre 8-vjeçare. William Billingham, 55 vjeç, akuzohet për vrasje, pasi Mylee Billingham u gjet e vdekur, me plagë të shumta të shkaktuara me thikë, në shtëpinë e tyre në Birmingham, Angli.

Ata ishin vetëm në shtëpi në janar të këtij viti dhe babai e goditi disa herë me një thikë kuzhine të miturën, duke i shkaktuar vdekjen.

Është kjo akuza e ngritur në gjykatë këtë të hënë, ku po mbahet procesi gjyqësor në ngarkim të tij.

Billingham dhe ish-gruaja e tij, kishin pasur një lidhje të gjatë e cila ishte pasuar me tre fëmijë, por prej disa kohësh ata ishin ndarë.

Gruaja ishte transferuar në një tjetër qytet. Nga hetimet rezultoi se shkak për veprimin barbar të burrit ishte bërë xhelozia ndaj ish-gruas, pasi dyshonte se ajo ishte lidhur me një shokun e saj biseksual, shkruan noa.al.

Kështu në mënyrë që ta lëndonte dhe hakmerrej, vrau vajzën e tyre 8 vjeçe. /a.y/noa.al