Transmetuar më 19-09-2018, 10:09

Pak ditë më parë këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu, i dha fund beqarisë me partnerin e saj nga Tirana.

Por ndërsa ka shijuar muajin e mjaltit në Itali me të shoqin, ka ardhur momenti i hapjes së dhuratave.

Këngëtarja e cila përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovizion, është surprizuar nga Kryeministri Edi Rama.

Ai i ka dërguar një dhuratë Ronës, me rastin e martesës ku i uron jetë të lumtur.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhuratën, ku bëhet fjalë për një shishe vere.

“Faleminderit për kujdesin tuaj dhe të institucionit”, shkruan Rona, si diçiturë të fotos së publikuar në Instagram. /a.y/noa.al