Transmetuar më 19-09-2018, 09:57
Foto ilustruese, policia në patrullim

Një djalë i ri humbur jetën teksa punonte në një firmë në Librazhd, ku përgjegjësit e raportuan si ngjarje aksidentale, duke thënë se e kishte zënë korrenti.

Këtë të hënë në fshatin Xhyrë, Librazhd, duke punuar në ambientet e brendshme të firmës “2T sh.p.k”, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Nga ana e uniformave blu këtë të martë u bë arrestimi i Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallëk, Pogradec, administrator i firmës “2T sh.p.k”, dhe Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Përrenjas, punëtor.

Gjithashtu u vu në pranga edhe drejtuesi teknik Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. /a.y/noa.al