Transmetuar më 19-09-2018, 09:23
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, ku viktima dhe i plagosuri janë djem xhaxhallarësh.

27-vjeçari Pajtim Zotaj, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sakaq i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri në këtë mjet Agim Zotaj, 31 vjeç.

Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al