Transmetuar më 19-09-2018, 09:10

Kryeministri Edi Rama ka shkuar mëngjesin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Por në këtë takim është i pranishëm edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se në fokus të takimit është dekreti i Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Për këtë arsye, i pranishëm në takim është edhe relatori i ligjit për Teatrin, Ilir Beqaj.

Ky takim vjen pas seancës parlamentare të ditës së nesërme, ku pritet miratimi i variantit të ri të ligjit për Teatrit, pas vërejtjeve të kreut të shtetit.

Gjatë ditës së djeshme në komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, mazhoranca pranoi dekretin e Presidentit dhe bëri amendime në ligjin për Teatrin. /a.y/noa.al