Transmetuar më 19-09-2018, 08:28

Në vitin 2017 në gjithë botën gjetën vdekjen 6.3 milionë fëmijë, nën moshën 15-vjeçare, ose thënë ndryshe një fëmijë për çdo 5 sekonda, shpesh për shkaqe të parandalueshme.

Është kjo ajo që thuhet në një raport të UNICEF, sipas të cilit nga këto vdekje, 5.4 milionë kanë ndodhur në pesë vite të para të jetës dhe rreth gjysma e tyre, ka të bëjë me foshnjat e sapolindur.

Megjithatë fëmijët e vdekur nën moshën 5-vjeçare, ka rënë në mënyrë të ndjeshme nga 12.6 milionë në vitin 1990, në 5.4 milionë vitin e kaluar.

Gjysma e vdekjeve, ka ndodhur në Afrikën Subsahariane dhe 30% në Azi.

UNICEF thotë se pjesa më e madhe e fëmijëve nën 5 vjeç, vdesin për shkaqe të parandalueshme apo kurueshme, për shkak të komplikimeve gjatë lindjes, poliomielit, diarre, malaria etj.

Ndërkohë shkaqet kryesore për vdekshmërinë e fëmijëve nga 5 deri në 4 vjeç, janë aksidentet, sidomos rrugore dhe mbytjet. /a.y/noa.al