Transmetuar më 19-09-2018, 07:49
Foto ilustruese

Një grua në Durrës ka kërkuar ndihmë në polici, duke tentuar që ti japë fund shfrytëzimit që i bëhej një të afërme të saj.

Më konkretisht shtetasja E. E., 54 vjeçe, është paraqitur këtë të hënë në policinë e Durrësit.

Ajo ka kallëzuar se dyshon se e afërmja e saj V.E., 44 vjeçe, shfrytëzohet për prostitucion nga persona të paidentifikuar.

Në dëshminë e dhënë në polici, gruaja ka treguar se gjatë gjithë kohës ka vënë re tension dhe shqetësime tek 44-vjeçarja.

Po ashtu ajo ka thënë se ka sinjalizime se ajo mund të shfrytëzohet si prostitutë nën kërcënim.

Me anë të denoncimit, ajo kërkon që policia të ndërhyjë në këtë rast, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për vlerësim. /a.y/noa.al