Transmetuar më 18-09-2018, 23:08

Jo çdo herë veshjet janë të sigurta në tapetin e kuq të ndonjë eventi.

Mund të ndodhë që gjatë parakalimit veshja të të tradhtojë, dhe sytë e kamerave janë menjëherë drejt teje.

Kjo gjë i ka ndodhur modeles së njohur ruse Yulia Rybakova.

Ajo gjatë parakalimit në Festivalin e Kanës, në Francë, është shfaqur e veshur me një fustan të kuq me bisht të gjatë.

Pasi ka marrë disa poza, ajo është larguar, por bishti i saj ka ngelur nën këmbën e një personi, duke bërë që pelerina e saj të ndahet nga pjesa tjetër e veshjes.

Në këtë moment, modelja ruse u gjend e zhveshur në mes të tapetit të kuq në një situatë të sikletshme e cila u kap nga kamerat.

Aktores i erdhi në ndihmë asistenti i saj e megjithatë, Yulia e kaloi me të qeshur këtë situatë.

Më poshtë keni videon: