Transmetuar më 18-09-2018, 22:22
Foto ilustruese

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në vend, këtë herë në Tiranë.

Një djalë i ri është proceduar penalisht pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij.

Policia thotë se ka proceduar penalisht shtetasin me inicialet A.P.

Nuk dihet pse ky shtetas nuk është arrestuar, pasi në raste të ngjashme është proceduar me prangosje nga ana e policisë.

Ndërkohë, është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje për prindërit e tij, babain 58-vjeçar dhe nënën 53-vjeçare.

Policia ka referuar dosjen në prokurori për veprime të mëtejshme./a.m./noa.al/