Transmetuar më 18-09-2018, 21:36

Një zë i bezdisshëm i një fëmije që këndonte, torturoi një familje për muaj të tërë.

Alice Connington, 34 vjeçe, e cila jeton në Ipswich të Anglisë me dy fëmijët e saj të vegjël, nuk mundi të flinte për javë të tëra.

“Ishte absolutisht e tmerrshme. E kam dëgjuar gjatë gjithë orëve të natës. Ishte sporadike, në disa raste luhej njëherë, në raste të tjera pa pushim”, tha ajo.

Por, së fundmi është zbuluar se zëri ishte shkaktuar nga alarmi i vendosur për të penguar grabitësit.

Hetuesit gjetën zërin e zhurmshëm vetëm disa qindra metra nga shtëpia e saj./a.k/noa.al/