Transmetuar më 18-09-2018, 18:25

Një person është gjetur i pajetë në derën e spitalit të Vlorës.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se Flamur Velaj dyshohet të ketë pësuar aksident në punë, duke u rrëzuar nga skela, raporton NOA.

Ky fakt përforcohet edhe nga deklarata e gruas së tij, e cila në polici ka thënë se i shoqi ka rënë nga skela ku punonte.

Nga kqyrja paraprake në trupin e të ndierit nuk janë vënë re shenja dhune.

Po ashtu bëhet e ditur se ai është çuar në spital nga disa persona me makinë, të cilët më pas janë larguar., ndësa janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të mësuar më shumë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit. /k.k/noa.al/