Transmetuar më 18-09-2018, 18:08

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në fshatin Rrase të Belshit.

Protagonist i kësaj ngjarje është një gjarpër i cili ndodhet në mes të rrugës.

Deri këtu nuk ka asgjë absurde, por kur një burrë i ndodhur aty kap gjarprin dhe e afron tek goja, gjërat dhe fillojnë e bëhen të çuditshme.

Përreth kësaj skene të frikshme ndodhen edhe shumë fëmijë, të cilët sikur mos tu mjaftonte frika nga zvarraniku, tmerrohen edhe nga burri, i cili kap gjarprin në dorë dhe ua sul atyre.

Fëmijët tmerrohen nga veprimet e këtij burri të çuditshëm dhe ia nisin të qarës.

Videoja e publikuar nga JOQ është me të vërtetë tmerruese, ndërsa  po bën xhiron e rrjetit.