Transmetuar më 18-09-2018, 16:52

Këtë fenomen nuk e keni parë apo dëgjuar ndonjëherë, por ka ndodhur në Dardanë të Kamenicës.

Një fotografi, e publikuar nga fotografi Arian Mavriqi në Facebook, tregon një kërpudhë duke u rritur në parking të asfaltuar.

Pavarësisht se parkingu ishte i asfaltuar, një sipërfaqe kjo mjaft e fortë që një kërpudhë të dalë, kërpudha ka shpërthyer mbi pjesën e fortë.

Kërpudhat zakonisht rriten në toka pyjore dhe mbi drurë të kalbur, por kjo kërpudhë në Kamenicë dëshmon më së miri fuqinë e natyrës.

Nuk dihet se si ka munësi që të ndodhë diçka e tillë. /k.k/noa.al/