Transmetuar më 18-09-2018, 15:10

Nuk do të ketë gjykim të shkurtuar për dy nga të pandehurit e varsjes së Marvi Mihalit.

Ka qenë ky vendimi i marrë sot nga gjykata, duke hedhur poshtë kërkesat e Devis dhe Eugen Bitrajt.

Po ashtu, gjykata ka rrëzuar kërkesën për ndarjen e çështjes edhe për dy të pandehurit e tjerë, Kridens dhe Marsel Alla.

Të rinjtë akuzohen për vrasje në bashkëpunim të 20-vjeçarit Marvi Mihali, ngjarje e ndodhur ne mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit Dinamo.

Vrasja  ndodhi për shkak të konfliktit për një karikues celulari.

Në seancën e sotme gjyqësore ishin të pranishëm dhe prindërit e të riut të ndierë. /k.k/noa.al/