Transmetuar më 18-09-2018, 14:11
Foto ilustruese

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë greke në Rodos, i akuzuar për përdhunimin e disa të miturve në mënyrë të përsëritur.

I arrestuari është një 55-vjeçar shqiptar, i vënë në pranga këtë të diel, pas dëshmive në prani të psikologut të të miturve të abuzuar.

Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 6 vjeçe në verën e vitit 2013.

Jo vetëm kaq por në vitin 2009, ai ka përdhunuar një 14-vjeçare, të cilën e kishte të afërme, abuzim i cili ka zgjatur për së paku katër vite.

Edhe një djalë 13-vjeç, ka rënë pre e abuzimit të shqiptarit, gjatë vitit 2018, fëmijë i cili kishte lidhje fisnore me të dyshuarin.

Nga hetimet e kryera rezulton se shqiptari përfitonte nga njohjet me të miturit, të cilët ishin fëmijë të të njohurve të tij, por edhe me lidhje farefisnore.

Njëri nga fëmijët e abuzuar është trajtuar me psikolog, ndërsa një tjetër ka pasur probleme në organin gjenital.

Njëra nga vajzat e e mitura, deklaroi në polici se shqiptari abuzonte disa herë në javë me të dhe se i jepte nga 3 ose 4 euro, duke i thënë se ishte diçka normale ajo që bënin. Lajmi për arrestimin e shqiptarit u bë me dije nga mediat greke, vetëm këtë të martë. /a.y/noa.al